Social Icons

Pages

Friday, August 2, 2013

E pabesueshme, mbetet gjallë pasi i ngulet hekuri në bark

E pabesueshme por e 
vërtetë. Një shofer kamioni pasi është aksidentuar rëndë ka mbijetuar dhe pse një shufër metali iu ngul thellë në stomak.
Drejtuesi i kamionit u cilësua nga mbarë opinioni, si njeri me tepër fat që ka mbetur gjallë pas këtij aksidenti.
Aksidenti ndodhi kur kamioni goditi një tjetër automjet që ksihte përpara, mbi rimorkion e të cilit ndodheshin të ngarkuara shufra hekuri.
Tubi cau xhamin e kamionit dhe e mbërtheu pas sendiles shoferin, emri i të cilit ende nuk dihet.
Zjarrfikës dhe saldatorë përvec mjekëve u ofruan të japin ndihmën e tyre. Ishte tepër e vështirë të nxirrje tubin prej sendiles dhe më pas nga trupi i kinezit që u dërgua gjallë në spital.
E pabesueshme por burri sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. 

No comments:

Post a Comment