
Një kineze e ndaloi burrin në tentimin e vetëvrasjes, duke e kapur për brekë dhe duke e mbajtur teksa tentonte të hidhej nga dritarja.
Dëshmitarët pohojnë se Ling Su me njërën dorë mbante burrin, për 20 minuta të tërë, derisa nuk arritën policia dhe zjarrfikësit. Ai varej nga kati i gjashtë i një ndërtese në Changchun, të provincës Jilin.
Dera e banesës ishte e mbyllur, gjë që pengonte që ndihma të vinte më shpejtë.
"Dëgjuam ulërima, e pastaj e pamë tek varej nga dritarja, ndërsa gruaja e mbante për brekë. E kishte kapur fort dhe bërtiste për ndihmë. U përpoqëm ta ndihmojmë, por banesa ishte e mbyllur e nuk mund ta thyenim derën”, thonë dëshmitarët.
Fqinjët kanë shikuar nga dritaret në mënyrë që të ketë një pamje më të mirë, ndërsa ekipet e shpëtimit e tërhoqën 45-vjeçar Wang Li në të sigurtë.
Li tentoi vetëvrasjen sepse ishte në depresion për shkak të mungesës së punës.
No comments:
Post a Comment