Social Icons

Pages

Friday, August 2, 2013

Aragona dhe Ermali këndojnë për “Femnat e Prishtinës” (Video)

Aragona Band dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri “Femnat e Prishtinës”, i cili vjen si videoklip premierë në Telegrafi.

Aragona Band, që njihet si një prej grupeve më të suksesshme të kohës dhe që njihet për performancat ‘live’, ka publikuar bashkëpunimin e ri me Ermal Fejzullahun, të titulluar “Femnat e Prishtinës”.
Këngën e kanë punuar në muzikë Kico dhe Torch, kurse tekstin sërish për Aragona Band e ka shkruar Mit’hat Sadiku.
I pyetur nga Telegrafi pse një titull kaq kontravers dhe një këngë kaq karakteristike, Zgjim Bakalli, ka sqaruar se këto janë vendosur në bashkëpunim me partnerët e këtij projekti.
“Titullin këngës ia ka lënë tekstshkruesi. Në fakt, na ka pëlqyer edhe neve, është dukur interesant për faktin se ne u këndojmë vajzave të qytetit tonë”.
“Presim që projekti të pëlqehet, si kënga ashtu dhe videoklipi, të paktën atyre që u kemi treguar e kanë pëlqyer. Është këngë verore, ritmike dhe shumë e kapshme për publikun”, ka thënë Zgjim Bakalli për Telegrafin anëtari i Aragona Band.
Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar produksioni Think Creative

No comments:

Post a Comment